Emocione të forta! 10 apo 10 mijë euro sa fitoi Tatjana te “Kutia 21”? Mbani frymën

schedule20:53 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 20:53 - 3 Dhjetor, 2021

Mbrëmja e sotme te “Kutia 21” në “ABC” ishte me emocione të forta. Tatjana pranoi ofertën duke fituar 320 euro, teksa në lojë ishte akoma çmimi i madh 10 mijë euro. Lojtarja arriti që të mbante në lojë shumën e majme deri në dy kutitë e fundit.

Por në fund rezultoi se në kutinë e saj kishte vetëm 10 euro, të cilën e shiti për 320 euro edhe pse oferta do të kishte qenë më e madhe nëse nuk do të ishte nxituar për të bërë marrëveshjen me bankierin.  “Kutia 21” e drejtuar nga Enkel Demi dhe Edi Oga vjen nga e hëna në të premte në ekranin e ABC./ Abcnews.al