Elbasan/ Ishte në arrest shtëpie, kapet me armë autori i sulmit ndaj policisë

schedule10:33 - 17 Maj, 2018

schedule 10:33 - 17 Maj, 2018

Forcat speciale të Elbasanit të ndihmuara dhe nga ato të Fierit gjatë natës kanë arrestuar autorin e një sulmi të mëparshëm ndaj policisë. Ai është Kelmend Xhaferri dhe njihet si pjesëtar i një bande që vepron në këtë qytet.

36-vjeçari ishte në arrest shtëpie me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sulmin ndaj policisë në Shtator, por kishte dalë nga shtëpia natën e kaluar me makinën e tij. Me vete iu gjet një pistoletë dhe 15 fishekë.

“Në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kelmend Xhaferri ishte një nga personat që goditi policinë me Audin e blinduar në tregun agro-ushqimor të qytetit./abcnews.al