E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones, ka folur shqip në një takim të mbajtur për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ajo u shpreh Shqipëria është ndër të parat në rajon që ka implementur strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Shqipëria vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit. Kjo shërbeu si shembull i angazhim të Shqipërisë ndaj kësaj çështje për zbatimit të strategjisë kombëtare të ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia fuqizoi edhe aktorët vendas për të zbatuar çështje të ndjeshme të përshtatura ndaj kulturave vendore dhe besimeve fetare për të trajtuar këtë fenomen. Kjo hapi rrugë për këtë problem. Ne përgëzojmë punën e bërë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të gjithë aktorët e kuptojnë përgjegjësinë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet e tyre. E vetmja mënyrë për të garantuar suksesin është nëpërmjet bashkëpunimit mes shkollave, qeverisjes vendore, ligjzbatuesve, shoqërisë civil ,komuniteteve fetare. Siç thotë një shprehje e vjetër “punë e mirë me shokë shumë”, u shpreh Moses-Ones./abcnews.al



