Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Softa: SHBA ka avantazhin teknologjik, Irani mbështetet te dronët dhe raketat

schedule21:28 - 16 Korrik, 2026

schedule 21:28 - 16 Korrik, 2026

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi se luftërat moderne kanë ndryshuar karakter dhe sot zhvillohen kryesisht në forma hibride, ku përfshihen teknologjia, sistemet ushtarake dhe ndikimi ekonomik.

Sipas tij, SHBA ka një avantazh të rëndësishëm teknologjik, veçanërisht për shkak të kapaciteteve të mëdha detare dhe fuqisë ushtarake që disponon.

Eksperti u ndal edhe te qëndrimi i Presidentit Trump, duke thënë se ai ka deklaruar se do të ruajë vazhdimin e tregtisë së naftës, por se kjo situatë do të ketë një kosto ekonomike, e cila sipas tij mund të ndikojë edhe vendet europiane.



Sipas Softës, kjo përbën një faturë ekonomike për të mbajtur të hapur kanalet e komunikimit dhe për të menaxhuar përplasjet ndërkombëtare.

“Luftërat moderne sot janë hibride. Kemi pasur deklarata dhe kundërdeklarata për goditjen e depozitave të uraniumit. Dyshimet janë se ka elemente të pasurimit të uraniumit. Përballja e SHBA është një epërsi teknologjike nga forca e madhe detare që ka ushtria. Përballë ka një Iran që përdor një teknologji të thjeshtë, mina, dronë dhe raketa nga Jemeni. Ky është boshti i rezistencës dhe i përdor kundër SHBA.

Trump ka deklaruar që do e mbajë të pastër, që tregtia e naftës do të vijojë, por do të ketë kosto ekonomike, faturën e së cilës do ta paguajnë vendet europiane. Një faturë ekonomike për të mbajtur të hapur këtë kanal komunikimi. Goditja ndaj bazave të Iranit ka pasur mbështetje për shkak të përdorimit të sistemeve Patriot.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!