Ekskluzive/ Zbulohet “shënjestra” e atentatit në Tiranë, tritoli iu vendos vëllait të ushtarit të Met Kananit

schedule19:41 - 15 Shtator, 2020

schedule 19:41 - 15 Shtator, 2020

ABC News ka zbuluar ekskluzivisht se shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë është Preng Gjini.

Gazetari Artan Hoxha mëson se Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

I plagosuri është  nxjerrë nga makina dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës./ Abcnews.al