Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje të qëndrueshme gjatë këtij viti ndërsa tre muajt e parë ka rezultuar 3.63%. Drejtori i politikave monetare në Bankën e Shqiperisë, Erald Themeli thekson se kjo ka sjellë më shumë punësim dhe rritje pagash.
Inflacioni gjatë këtij viti parashikohet të qëndroj në intervalin 2.1% i ndikuar nga mallrat e importit.
Ndërkohë që euro vijon të qëndroj nën 100 lekë duke u këmbyer me 99,79 lekë.Sipas Bankës së Shqipërisë euro e dobët është e ndikuar nga prurjet e turizmit, investimet e huaja si dhe remitancat./abcnews.al