Egbo: Sfida ndaj Teutës jo një “hakmarrje”, afrimet e Tiranës bëjnë diferencën

schedule17:59 - 30 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 30 Gusht, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli në konferencë për shtyp para sfidës kundër Teutës, që është e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Tirana, si kampione e Shqipërisë, do të ketë shansin të hakmerret ndaj Teutës, skuadër që i mposhti bardheblutë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Por Egbo, nuk e sheh si hakmarrje…

“Nuk e shoh si hakmarrje ndeshjen e Superkupës për humbjen në Kupën e Shqipërisë. E shoh si ndeshje Superkupe nesër me Teutën, si ndeshje për rifillimin e sezonit. Me atë mendje për të fituar do të futemi në fushë, është thjesht një ndeshje. Për hakmarrje dhe gjëra të tjera nuk na hyn në punë. Do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin për të fituar.

Teuta për titull? Jo vetëm ne dhe ata, por dhe ekipet e tjera që kanë qenë në Europë, është diçka pozitive për kampionatin shqiptar për të pasur çdo ekip që kalon ture në kupat e Europës. Këto skuadra i  kanë dhënë ton kampionatit tonë.  Me këtë arritje dhe besimin që kanë treguar në Europë, besoj se do të kemi nja kampionat më të fortë.

Nuk është se trembemi, është diçka që është e vërtetë ne do të shohim si do të përballojmë ndeshjen. Me këtë mendje do të futemi në fushë.

Merkato? Ne kemi marrë lojtarë të mirë duke nisur që nga qendërmbrojtësi Filip, ndoshta ka lojtarë të rinj duan pak më shumë kohë të ambientohen. Nuk e di se çfarë emri të madh mendoni a quani ju. Të gjithë që kemi marrë bëjnë diferencën.

Portieri titullar? Është diçka e mirë që Tirana ka pasur 2-3 portierët më të mirë dhe që kanë luajtur në vazhdimësi, do të shohim. Rëndësi ka që kemi portierë që mund ta mbrojnë shumë mirë portën e Tiranës. Kush vazhdon dhe kush qëndron është diçka tjetër. Kam qenë vetë portieri dhe e di shumë mirë që luan ai që e meriton.

Kemi lojtarë që nuk kanë ardhur akoma, janë 3 lojtarët afrikanë. Kur të vijnë do t’i shohim se në ç’gjendje janë. Para kampionatit do të them nëse jemi kompletuar apo jo. Deri tani ende nuk jemi kompletuar edhe pse kemi lojtarë të rinj që janë afruar te ekipi. Kur të vijnë dhe lojtarët e tjerë do të shohim ku jemi dhe ku nuk jemi”, u shpreh Egbo./abcnews.al