Edukatorja lë profesionin e “zemrës” nga frika prej Covid-19: Po shfaqen të infektuar

schedule22:16 - 11 Gusht, 2020

schedule 22:16 - 11 Gusht, 2020

Nancy Shively, një edukatore gjatë gjithë jetës së saj në SHBA, thotë se gjithmonë ka dashur punën që bën.

Por pas pandemisë së koronavirusit dhe rihapjes së shkollave, ajo dha dorëheqjen nga puna e saj javën e kaluar për të mbrojtur veten dhe familjen e saj.

Shively ka kaluar vitet e fundit duke mësuar arsim special. Pasi filloi një punë në një shkollë të re në rrethin e Shkollave Publike Skiatook vitin e kaluar, ajo është e zhgënjyer që nuk do të kthehet më për të përshëndetur klasën e dytë.

“Unë me të vërtetë e prisja me padurim, dhe më në fund duhej të merrja vendimin që nuk mund të kthehem”, tha Shively për “Nightline”.

“Unë u zemërova. Fëmijët e mi janë rritur por vajzat e mia më kërkuan që të mos kthehem më. Dhe unë e humba nënën time kur isha 30 vjeç, dhe ata nuk duan të kalojnë të njëjtën gjë … zgjedhja ishte, a duhet të jap dorëheqjen për të mbrojtur veten time dhe fëmijët e mi apo të qëndroja në punë duke rrezikuar?”

Shively tha se ekspozimi i mundshëm ndaj COVID-19 në shkollë jo vetëm që e vë atë në rrezik por edhe bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se është gjithashtu i ndjeshëm ndaj virusit.

Shqetësimi i saj ndahet edhe nga shumë prindër dhe mësues të tjerë, pas konfirmimit pozitiv të disa nxënësve nëpër klasa të ndryshme./abcnews.al