Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë për shkak të covid-19.
Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 ndërsa janë shëruar 197 qytetarë që ishim të infektuar. Kështu numri total i të shëruarve ka shkuar në 103 908 person.
Njoftohet se në të gjithë Kosovën po vijon vaksinimi ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2922 doza të vaksinës kundër Covid-19./ abcnews.al/


