Edhe aleati i Melonit shpall fitoren: Qendra e djathtë është dukshëm në avantazh

schedule23:42 - 25 Shtator, 2022

schedule 23:42 - 25 Shtator, 2022

Duket se Italia në 4 vitet e ardhshëm do të qeveriset nga qendra e djathtë. Nuk janë vetëm pollët por edhe krerët e partive të cilët kanë shpallur fitoren.

Aleati i “Vëllezërit e Italisë” të drejtuar nga Georgia Meloni, kreu i LEGAS, Matteo Salvini, shkruan në twitter se rezultatet e nxjerrin dukshëm qendrën e djathtë fituese.

“Qendra e djathtë ka një avantazh të qartë si në Dhomë ashtu edhe në Senat! Do të jetë një natë e gjatë, por tashmë dua të them faleminderit”.

/Abcnews.al/