Ed Sheeran bën gjestin e veçantë për spitalin ku u trajtua gjyshja e tij e ndjerë

schedule18:14 - 22 Nëntor, 2020

schedule 18:14 - 22 Nëntor, 2020

Ed Sheeran ka dhuruar 10 mijë paund për spitalin që kujdesej për gjyshen e tij të ndjerë. Këngëtari 29-vjeçar dhuroi shumën e caktuar për spitalin Aldeburgh për të blerë instrumente muz8ikore për pacientët me nevoja të veçanta.

Donacioni u krye nga Fondacioni Framlingham Trust, që u krijua për t’ju ardhur në ndihmë shkollave në vendin e tij të origjinës, Suffolk. Kujtojmë që pak kohë më parë, artisti me famë botërore dhuroi një shumë prej 200 mijë paundësh, për shkollën ku ai studioi dhe njohu gruan e tij, Cherry Seaborn.

Për një arsye të mirë: Paratë e dhëna për Lidhjen e Miqve të Spitalit Aldeburgh u vunë në blerjen e instrumenteve muzikorë në natyrë për t'u përdorur në një kopsht ndijor (Ed foto në 2017)

Këngëtari ka ndihmuar për të blerë pajisje për departamentin e muzikës, artit, shkencës si dhe kompjutera të rinj. Krijuesi i hitit “Perfect” është siguruar të kontribuojë para dhe për mjedisin, duke shpenzuar qindra mijëra paund për të ndërtuar pyllin e tij të shtrirë në Suffolk me vlerë 3.7 milion £. /abcnews.al