E refuzoi në janar, Solskjaer flet për Haaland: Jam shumë i lumtur për të

schedule08:00 / 20/02/2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland. United ishte shumë pranë firmës me talentin norvegjez në janar, por 19 vjeçari zgjodhi të firmosë për Dortmund.

Solskjaer tha për Haalad: “Normalisht, nuk komentoj kurrë për lojtarët e ekipeve të tjera, por për Haaland, jam shumë i lumtur. Ai është një djalë fantastik dhe ajo çfarë dua, është më të mirën për të.

E ka filluar aventurën e tij te Dortmundi në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu, është një lojtar fantastik edhe për Norvegjinë”, përfundoi strategu norvegjez i Manchester United.

schedule08:00 / 20/02/2020