E prapambetura Juventus-Napoli: Tani ka një datë, zyrtarizohet nesër

schedule22:37 - 25 Shkurt, 2021

schedule 22:37 - 25 Shkurt, 2021

Juventus-Napoli, ndeshja që u kthye në telenovelë për shkak se skuadra e Gennaro Gattuso nuk u paraqit në Torino më 4 tetor të vitit 2020, pritet të zyrtarizohet nesër për t’u zhvilluar më 17 mars.

Juventusi luan në Champions League me datë 9 mars dhe do të jetë i lirë, sikurse edhe Napoli. Sipas Ansa, gjasat janë që dueli i prapambetur të zhvillohet prej orës 18:45.

Nesër do të vijë edhe njoftimi. Po më 17 mars do të luhet edhe Torino-Sassuolo, që u vendos të shtyhej për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 te “demat”. /abcnews.al