E pazakontë, shteti amerikan jep armë dhuratë nëse vaksinohesh

schedule19:26 - 2 Qershor, 2021

schedule 19:26 - 2 Qershor, 2021

Vaksinimi anti-Covid është një sfidë e madhe në të gjithë botën. Në shumë vende po ndiqen politika të ndryshme për të tërhequr sa më shumë qytetarë që të vaksinohen, sidomos për moshat e reja.

Në New York, ata që pranojnë të marrin dozat e vaksinës, marrin patate të skuqura dhe hamburgerë dhuratë. Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se një tjetër qytet amerikan po ndjek një politikë të pazakontë për të tërhequr sa më shumë të rinj të grupmoshës 18-25 vjeç që të vaksinohen.

West Virginia ka njoftuar se ata që vaksinohen, mund të fitojnë pesë armë gjahu, pesë pushkë gjuetie dhe pesë licenca gjuetie gjatë gjithë jetës. Këto dhurata janë ideale për shtetin që është i famshëm për gjueti, me shumë banorë të angazhuar intensivisht në të.

Përveç kësaj, ofrohen dy bursa për studime universitare, dy kamionë, 25 udhëtime dy-ditore në parqet kombëtare të shtetit, ndërsa personi me fat do të fitojë një milion dollarë.

Ndërkaq mësohet se arsyeja për këto dhurata është se në Virginia ka një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në procesin e vaksinimit, me të paktën 51.1% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë.e.su./abcnews.al