E konfirmuar, teste për koronavirus edhe te Tirana

schedule17:32 - 5 Qershor, 2020

schedule 17:32 - 5 Qershor, 2020

Teste për koronavirus edhe te Tirana, pas ndeshjes me Bylisin. Te ballshiotët doli pozitiv para pak ditësh sulmuesi Eridon Qardaku, ndërkohë që bardheblutë janë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të bërë testet.

“KF Tirana ka marrë sot njoftim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të kryhet testimi për Covid-19 për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen FK Bylis – KF Tirana.

Testimet nga KF Tirana do të kryhen ditën e shtunë paradite, ndërkohë që skuadra gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Luftëtarit”, njofton klubi i Tiranës. /abcnews.al