E konfirmojnë edhe në Spanjë, Rey Manaj do të transferohet te Barcelona

schedule17:57 / 27/12/2019

Rey Manaj është shumë pranë arritjes së akordit me Barcelonën dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët e para të vitit 2020. Katalanasja Sport raporton se sulmuesi shqiptar do të transferohet në Katalunjë, aty ku do të luajë me ekipin B të Barcelonës.

Angazhimi i Ansu Fati dhe Carles Perez me ekipin e parë të Valverdes, ka ndikuar që drejtuesit e klubit të njohur të afrojnë lushnjarin e Albacetes, ekip me të cilin ka shënuar 7 gola në 30 ndeshje. Barcelona B garon në divizionin e tretë të futbollit iberik dhe renditet në vend të pestë të grupit B, gjashtë pikë larg vendit të parë që të dërgon një kategori më lart.

22-vjeçari “shpërtheu” te Interi, por nuk arriti kurrë të konfirmohej pjesë e ekipit të parë. Manaj numëron 9 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren kuqezi. Sulmuesi do të tentojë të bëjë mirë me ekipin e dytë të Barcelonës dhe ëndërron që të marrë ftesën e ekipit të parë në ndonjë ndeshje. /abcnews.al

schedule17:57 / 27/12/2019