E hapën derën me kaçavidë, identifikohen të miturit që grabitën zyrën e OSHEE në Tiranë

schedule09:40 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:40 - 26 Shkurt, 2021

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë. Burime për abcneës.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa, në afërsi të pazarit të ri.

Menjëherë shërbimet e policisë janë nisur për në vendin ku është raportuar. Ndërkohë, mësohet se bëhet fjalë për dy të mitur të cilët kanë vjedhur vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

Minorenët kanë përdorur një kaçavidë për të hapur derën ndërsa pasi u identifikuan, ata u shpallën në kërkim nga policia. sb/abcnews.al/