Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E gjithë familja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Fier

schedule11:12 - 8 Prill, 2020

schedule 11:12 - 8 Prill, 2020

ISHP ka konstatuat gjashtë raste të reja me koronavirus në Fier.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

“Mendohet se mes anëtarëve ka edhe fëmijë. Është e paqartë mënyra se janë infektuar anëtarët e kësaj familjeje. Të 6 anëtarët kanë shfaqur njëkohësisht simptoma dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpërmjet numrit të Urgjencës dhe pas testit të 6 anëtarët rezultuan pozitiv.



Ndërkohë po hetohet zinxhiri i këtij rasti. Për momentin anëtarët e kësaj familjeve janë në banesën te tyre, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Familjarët ndiqen nga mjekët herë pas herë.

Vatrat nuk kanë pasur lidhje me njëra-tjerën dhe dyshohet se virusi është marrë nga kontaktet e rastësishme apo mosrespektimi i distancimit social”, raportoi gazetarja.

 

Mësohet se dy nga familjaret janë të moshuar, por ende nuk dihet mosha e saktë. Kjo është një vatër e re në Fier. Ndërkohë inspektimi i banesës dhe i lagjes është kryer që në momentin e konfirmimit me koronavirus.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!