U infektuan nga mbesa, shërohet çifti i të moshuarve në Korçë

schedule14:11 - 2 Prill, 2020

schedule 14:11 - 2 Prill, 2020

Një lajm i mirë vjen nga Korçë. Çifti i të moshuarve në Korçë të cilët u infektuan me koronavirus nga mbesa janë shëruar nga Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga drejtori i spitalit të Korçës, Litian Broka. Dy të moshuarit kanë lënë spitalin infektiv pasi janë shëruar plotësisht.

Të moshuarit dhe menaxheri 33-vjeçar, i cili po ashtu la dje spitalin janë tre të infektuarit e parë në Korçë, që tashmë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Postimi i plotë:

Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korcës, edhe çifti i pensionistëve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lënë sot Spitalin Infektiv të sheruar plotësisht nga Covid 19.

Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore por ja doli 🙂 falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korcës dhe inpenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv

Edhe një herë faleminderit gjithë stafit mjekësor

Faleminderit Dr. Pellumb Pipero për telefonatat pozitiveve 🙂 në këto dy ditë dhe punën e pa lodhur në front kunder Corona Virusit

Do të them dicka ne zhargonin Korçar ” te lutem këtë dorë mbaj”

/abcnews.al