Tronditet Atletico Madrid, Diego Simeone pozitiv me COVID-19

schedule22:14 - 12 Shtator, 2020

schedule 22:14 - 12 Shtator, 2020

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus pas testeve të bëra sot në kampin madrilen.

Strategu argjentinas është një figurë shumë e dashur për tifozët e “Colchoneros” dhe ky lajm i ka tronditur të gjithë në klubin kryeqytetas.

Simeone është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht i izoluar, ndërsa mbetet në dyshim nëse do të drejtojë skuadrën në sfidën hapëse të La Ligas./abcnews.al