Sot mblidhet Këshilli Politik, Rama apel opozitës: Mos e bojkoto,të vijojmë dialogun

schedule09:56 - 22 Korrik, 2020

schedule 09:56 - 22 Korrik, 2020

Këshilli Politik do të mblidhet në orën 17:00 të kësaj të mërkurë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë apel opozitës jashtëparlamentit që të mos e bojkotojë Këshillin Politik.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se është e rëndësishme që të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me opozita parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese.

Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama.

Ndërkohë një ditë më parë mazhoranca firmosi një marrëveshje me të ashtuquajturën opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do shkojë apo jo në takimin e sotëm të Këshillit Politik./abcnews.al