27 të prekur të rinj, mes tyre një fëmijë: Rikthehen shifrat shqetësuse të koronavirusit në vend

schedule11:37 - 3 Prill, 2020

schedule 11:37 - 3 Prill, 2020

Gjatë dy ditëve të fundit vërehet një rikthim i numrave të lartë të të prekurve nga koronavirusi.

Pas 18 personave të djeshëm, ISHP njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 27 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 304.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë ditës së djeshme hartës së zonave më problematike i është shtuar edhe Shkodra.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Raste të reja gjatë 24 orëvë të fundit sipas rretheve

-12 raste Shkodra
-5 raste Lezha
-3 raste Tirana
-2 raste Fieri
-2 raste Durrës
-2 raste Kavajë
-1 rast Mirditë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!