Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përfshihet nga flakët vila 4 katëshe në Tiranë

schedule19:42 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:42 - 3 Qershor, 2020

Një zjarr ka rënë në një vilë 4 katëshe në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, rreth orës 19:30.

Policia bën me dije se zjarr i ka rënë në papafingon e godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkaq, abcnews.al mëson se një pjesë e godinës funksionon si kopsht privat.



Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!