Mjekja dha alarmin në “Abc News”, qeveria vendos se si do të lëvizin të sëmurët për në spitale

schedule10:03 - 20 Prill, 2020

schedule 10:03 - 20 Prill, 2020

Mbyllja për shkak të koronavirusit ka shkaktuar mjaft probleme për të sëmurët, të cilët nuk mund të shkojnë të vizitohen apo të marrin trajtime të ndryshme.

Madje, pak ditë më parë, mjekja e spitalit Amerika Lida Shosha theksoi në Abc News se ka hasur pacientë me kancër që ndërruan jetë vetëm pak ditë pas diagnostifikimit.

Nisur nga situata e krijuar, kryeministri Rama njoftoi sot se do të lejohen qytetarët që të marrin leje për arsye shëndetësore dhe kjo do të bëhet sërish përmes e-albania.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se leja do të jetë vetëm për itinerarin shtëpi-spital dhe anasjelltas, ndërsa qytetari duhet të ketë me vete edhe një dokument që vërteton se është duke u trajtuar.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama

? NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?

?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!