Kryebashkiaku i Mallakastrës depoziton shenjat e gishtave

schedule10:50 - 17 Janar, 2020

schedule 10:50 - 17 Janar, 2020

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj ka depozituar shenjat e gishtave. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se kryebashkiaku ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme.

Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, nisi verifikimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, duke kërkuar fillimisht shenjat e tij të gishtave.

Ismailaj akuzohet nga PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëri publik dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës./abcnews.al