E hëna e zezë, 17 viktima dhe 795 raste të reja me koronavirus

schedule16:41 - 23 Nëntor, 2020

schedule 16:41 - 23 Nëntor, 2020

Si kurrë më parë brenda një dite. Sot në Shqipëri është shënuar numër rekord viktimash. Koronavirusi mori 17 jetë në vendin tonë, ndërsa numri i infektimeve arriti në 795 raste të reja brenda 24 orëve nga 2352 testime, që u bënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë. Janë kryer 2352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          795

Të shëruar ne 24 orë                      388

Të shtruar në spitale                       439

Humbje jete në 24 orë                  17

Testime ditore                                  2.352

Testime totale                  175.200

Raste pozitive                         33.556

Raste të shëruara                16.230

Raste Aktive                           16.610

Humbje jete                            716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8463

Fier         1257

Durrës 1222

Korçë    934

Shkodër 885

Elbasan 804

Vlorë     834

Lezhë    689

Berat     527

Gjirokaster 469

Kukës    375

Dibër 151

db/Abcnews.al