Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi sot përmes një konference për shtyp se qeveria ka miratuar një bonus prej 3 mijë lekësh të rinj për të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit.
Mësohet se këtë bonues do ta përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.
Qeveria ka dhënë nga 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët gjatë festave të fundivit, një traditë e vendosur kjo që prej vitit 2006.
Ky shpërblim për pensionistët përllogaritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 2 miliard lekë, të cilat Denaj tha se qeveria i ka kursyer tashmë dhe nuk do t’i duhet të prekë sektorë të tjerë duke shkurtuar fonde.
Vendimi për dhëniën e këtij bonusi ndaj pensionistëve u mor në minutat e fundit, pak para Krishtlindjeve pas konsultimeve në kabinet për shkak edhe të situatës së vështirë të shkaktuar nga tërmeti.
E pyetur në konferencën e sotme për mediat se kur do të bëhet shlyerja totale e bonusit të bebes, Denaj tha se nuk janë në dijeni nëse ka vonesa por nëse po atëherë do jenë për shkaqe administrative dhe jo buxhetore.
“Në qoftë se ka vonesa do jenë administrative jo buxhetore por duhet ta verifikojmë. Bonusi ka qenë një incentivë që ka treguar se është përthithur sh mirë nga të gjithë duke rritur në mënyrë të konsiderueshme numrin. Mbi 8 mijë të regjistruar dhe duke e shtuar në 32 mijë bazën e përfitueshmërisë. Nëse ka ndonjë vonesë do jetë administrative jo buxhetore”, tha ajo. /abcnews.al



