Covid-19 hyn në Gjykatën e Posaçme, rezulton pozitiv Sandër Simoni

schedule12:16 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:16 - 10 Korrik, 2020

Drejtuesi i gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Sandër Simoni është prekur nga Covid. Ende nuk dihet se si ka rënë në kontakt me virusin gjyqtari Simoni, por ka nisur hetimi epidemiologjik për të zbuluar nëse ka edhe presona të tjerë te infektuar brenda kësaj gjykate.

Burime  nga organet e shëndetësisë thanë për Abc News se janë në pritje për të bërë tamponin të gjithë punonjësit e gjykatës që kanë pasur kontakt me gjyqtarin.

Aktualisht  janë pezulluar të gjitha proceset gjyqësore, ku gjyqtari Sander Simoni është anëtar i trupës gjykuese.

Konfirmimi me Covid i drejtuesit të GJKKO-së, ka vënë në alarm të gjithë stafin e gjykatës dhe avokatët. Disa prej tyre jashtë kamerave shprehen të frikësuar për të zhvilluar proceset gjyqësore. Ndërsa ne Prokurorinë e Posaçme deri tani nuk ka asnjë të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus.

Në gjykatë masat kundër COVID-19 vijojnë të jenë të pranishme me tunelin dezinfektues, por edhe me maska mbrojtëse, për të gjithë personat që hyjnë në këtë institucion.

Dy ditë më parë, u mbyllën Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës./abcnews.al