Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borchardt pritet me protesta: Merre gishtin me vete..

schedule09:41 - 1 Nëntor, 2019

schedule 09:41 - 1 Nëntor, 2019

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është pritur me protesta në pjesëmarrjen e tij në një aktivitet në Tiranë gjatë mëngjesit të sotëm për median.

Një grup të rinjsh që kanë qenë në sallë i kanë shpalosur pankarta të ndryshme ku shkruhej: “Ai që nxjerr gishtin nuk duhet të japë leksione për mediat” ose “Ik në shtëpi, merre dhe gishtin me vete”.



Të rinjtë protestuan ndaj ambasadorit të OSBE-së pasi ai kishte ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Unazës së Re disa ditë më parë teksa këta të fundit kërkonin lirimin e disa të afërmve të tyre para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rastësisht, Borchardt kaloi aty ndërsa banorët reaguan. Kjo bëri që ambasadori të reagonte me gishtin e mesit, veprim për të cilin kërkoi ndjesë më vonë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!