Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha në seli, përplasje në hollin e PD

schedule14:17 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 14:17 - 13 Dhjetor, 2021

Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.

Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.



Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

Lexo edhe: LIVE/ Berisha dhe mbështetësit e tij futen në selinë e PD-së, Basha ndodhet në mbledhje: Çfarë po ndodh në dy salla

Sakaq, në holl ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.

Kujtojmë se në PD aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje. Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ndodhen në një nga sallat dhe në një sallë tjetër ndodhet Lulzim Basha dhe përfaqësues të PD.

Ndiq live!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!