Aksident me vdekje në Orikum

schedule20:26 - 26 Shtator, 2020

schedule 20:26 - 26 Shtator, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Automjeti tip “Passat”, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/