Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

schedule09:41 - 18 Janar, 2021

schedule 09:41 - 18 Janar, 2021

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake.  Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim. g.v/abcnews.al