Arrestohen 7 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule12:33 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:33 - 9 Korrik, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për krime të ndryshme, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Kështu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u ndalua me iniciativë shtetasi R. S., 28 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, agjentët e komisariatit nr.5 ndaloi një 23 vjeçar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht kushërirën e tij.]

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motoçikletat pa lejet përkatëse;

• B. D., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l;

•Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. /abcnews.al