Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Njoftohet se rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, drejtuesi SH.K, që po udhëtonte me motor ka përplasur një 8-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.
I mituri A.H., u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.
Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet motori në mes të rrugës si dhe polica e disa qytetarë të mbledhur.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/