Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“E fali snajperi!” Atentati i mirëorganizuar në Durrës, si shpëtoi “i forti” brenda G-Class-it të blinduar

schedule10:31 - 13 Shtator, 2022

schedule 10:31 - 13 Shtator, 2022

Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Abc mëson se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe”, në rrugën Pavarësia.



Mësohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.

A.N (shënjestra e atentatit) ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Policia ka marrë në pyetje A.N.

Ngjarja nuk është raportuar edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!