E duan Milani dhe Borussia, mbrojtësi i Real përgjigjet prerë

schedule21:56 - 18 Janar, 2021

schedule 21:56 - 18 Janar, 2021

Alvaro Odriozola u rikthye te Real Madrid në verë pas huazimit të pasuksesshëm te Bayern Munchen dhe as këtë sezon nuk ka arritur të gjejë vazhdimësinë, duke luajtur vetëm 57 minuta me “Los Blancos”.

Klubi dëshiron t’i japë mundësi të tjera spanjollit, duke i ofruar huazimin te Milani ose Borussia Dortmund. Por spanjolli ka vendosur të refuzojë sepse dëshiron të luftojë për vendin e tij në formacion.

 

Ai është i vendosur për vendimin e tij dhe ia ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndrojë te kampionët e Spanjës, ku në fakt është shumë e vështirë të gjejë minuta për shkak se Zidane ka treguar se nuk e ndryshon thuajse fare 11-shen e tij. /abcnews.al