E dhunonte vazhdimisht e i vodhi banesën bashkëjetueses, në pranga 44-vjeçari në Tiranë

schedule14:05 - 31 Maj, 2020

schedule 14:05 - 31 Maj, 2020

Një 44-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje dhe dhunë në familje.

Dyshohet se K.A, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj të cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë kontrollit në banesën e 44-vjeçarit është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.”

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Ndërsa, në prangat e policisë kanë rënë edhe 5 persona të tjerë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale”:

– Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë me thyerje, lokalin në pronësi të shtetasit A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i E. Ç., 23 vjeç, sepse në rrugën “Ali Shefqeti”, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin H. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i S. Q., 63 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

– A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/