E ardhmja e Bernardo Silva, Pep Guardiola nuk flet dot më drejt se kaq

schedule10:57 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:57 - 13 Gusht, 2022

Bernardo Silva e dëshiron një rikthim pranë shtëpisë, në Spanjë, konkretisht në Barcelonë ku e josh projekti sportiv dhe jeta, krejtësisht ndryshe nga ajo në Manchester.

City për të kërkon të paktën 80 milionë euro për ta shitur dhe një ofertë të tillë nuk e ka marrë ende.

Nga ana tjetër Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe do donte ta kishte sërish në skuadër mesfushorin, por nuk është i bindur plotësisht se kjo do të ndodhë.

“E dua Bernardo Silva te Manchester City, 100 për qind. Ai është special. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di se sa shumë e dua atë të qëndrojë këto.

Ai e di sa e pëlqejmë ne dhe sa e dua, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, është shprehur trajneri i Manchester City, i pyetur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit portugez. / abcnews.al