Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E akuzuan për ndërhyrje kirurgjikale, Arbenita ka një përgjigje për të gjithë kuriozët

schedule13:56 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:56 - 8 Qershor, 2020

Arbenita Ismajli është padyshim një nga modelet më të kërkuara, dhe një ndër më të komentuara. Bukuria dhe format trupore gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Shpesh modelja është akuzuar për ndërhyrje kirurgjikale, ku së fundmi flitej se ka bërë hundën. Lidhur me këtë Arbenita ka vendosur të reagojë përmes një postimi në Instastory, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e këtyre ditëve të fundit.

Po më bëjnë së fundmi pyetje se ku e kam bërë hundën. Më vjen keq, do t’ju kisha treguar nëse do ta kisha bërë diku, gjithkush ka të drejtë të bëjë gjithçka me fytyrën apo trupin e tij. Kjo foto është shumë e vjetër, 6 vite më parë unë isha 15-16 vjeç”, ka shkruar Arbenita.



 

Në një tjetër reagim, Arbenita ka postuar një foto të së motrës, ku shkruan: “Dhe kjo është motra ime me të cilën dukem e njëjtë. Nuk mund ta përballonim kurrë një ndërhyrje në hundë asokohe”.

Modelja gjithashtu ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave dhe për lidhjen me reperin e njohur nga Kosova, Fero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!