Dyshime për rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla: Po bëhen hetime intensive

schedule15:33 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 15:33 - 25 Dhjetor, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka dyshime se ka pasur rrjedhje të informacioneve për aksionin që ka zhvilluar sot Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën në veri të vendit. Sveçla ka thënë se në një nga lokacionet që është kontrolluar është vërejtur infrastruktura por se kanë munguar pajisjet me të cilat është zhvilluar aktiviteti i jashtëligjshëm i kriptovalutave.

“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente. Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka shkruar Sveçla në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente.

Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë.