1700 biznese të vogla dhe të mesme kanë shfaqur interes për të përfituar financim me interesa të butë 2-3 % në kuadër të nismës “Dyfisho Ndërmarrjen tënde”.
Ministra e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se tashmë sipërmarrjet mund të aplikojnë online dhe të ndjekin të gjithë procesin përmes e-Albania ndërsa interesi në fazën e parë rezulton të jetë i lartë.
Kërkesat për financim nga bizneset janë të lidhura kryesisht me zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit.
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të përmirësojë aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim, përmes garancisë sovrane të shtetit për kredi deri në 2 milionë euro, me afat maturimi deri në 10 vjet.
/abcnews.al/

