Dy viktima dhe 155 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule18:02 - 7 Gusht, 2020

schedule 18:02 - 7 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën dy qytetarë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 155 raste të reja.

Në këtë mënyrë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11.554, prej të cilëve 7607 janë shëruar, ndërsa 519 kanë ndërruar jetë.