Dy vatra të reja në Elbasan, infektohet me COVID-19 anëtari i Dhomës së Avokatisë

schedule22:41 - 1 Gusht, 2020

schedule 22:41 - 1 Gusht, 2020

Shtatë raste të reja me COVID-19 u konfirmuan ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Gazetari Aldo Kozarja tha për “ABC News” se ka rezultuar pozitiv me koronavirus një 60-vjeçar, anëtar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe se është një nga rastet e  konfirmuara më parë.

Po ashtu mësohet se dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.