Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Njëri u infektua nga djali që punonte në Call-Center: Dy të moshuar të prekur me koronavirus në Durrës

schedule12:25 - 30 Mars, 2020

schedule 12:25 - 30 Mars, 2020

Dy të moshuar janë konfirmuar të prekur nga koronavirus në Durrës, duke e çuar në total ditën e sotme në 14 numrin e të infektuarve. Gazetari Leonidha Musaj raportn për abcnews.al se bëhet fjalë për dy të moshuar, 71 dhe 77 vjeç.

Njëri prej tyre 77-vjeçari dyshohet se është infektuar nga djali i tij, i cili punonte në një call center. Djali dhe bashkëshortja e tij kanë shfaqur shenja të virusit, ndërsa janë rekomaduar të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk kanë komplikacione të rënda.



Ndërkohë, i moshuari tjetër nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk ka pasur kontakte me të infektuar të tjerë, por ka takuar persona që kanë ardhur nga vendet e prekura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!