Dy produktet e thjeshta që ju ndihmojnë për pastrimin e tualetit

schedule13:48 - 8 Janar, 2022

schedule 13:48 - 8 Janar, 2022

Tualeti konsiderohet si pjesa më e ndotur e një shtëpie dhe për rrjedhojë pastrimi i tij mund të jetë puna më e madhe!

Por a e dini se kompanitë e pastrimit kimik na kanë mashtruar për kaq shumë kohë? Me siguri keni provuar një produkt të mirëpublikuar që premton pastrim dhe dezinfektim të shpejtë pa fërkim dhe me shumë mundësi thjesht do të zhgënjeheni me rezultatin.

Sekreti është në kuzhinën tonë. Në dollapët tanë ka dy materiale të mrekullueshme që do t’ju zgjidhin vërtet duart:

Uthull dhe sodë buke

Uthulla është një acid i butë. Shkatërron mikrobet dhe bakteret, lufton aromat e pakëndshme dhe është i sigurt. Nga ana tjetër, soda e bukës është ideale për të hequr njollat. Prandaj, hidhni një filxhan uthull të bardhë dhe lëreni në legen për gjysmë ore. Më pas hidhni gjysmë filxhani sodë buke, merrni lugën dhe fërkojeni pjesën e brendshme të tasit.

Një mënyrë tjetër është të hidhni sodën e bukës në legen, ta lini aty gjithë natën dhe në mëngjes thjesht tërhiqni sternën!