KOSOVË- Dy gra janë zhdukur në Ferizaj brenda dy ditëve ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia thotë se një burrë ka raportuar se gruaja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ai ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të gjetur bashkëshorten. Në rastin e dytë vëllai ka denoncuar se motra e tij është larguar nga banesa, pa lënë asnjë adresë.


