Dy emra për të pasuar Setien, Leo Messi trondit Barcelonën

schedule10:25 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:25 - 3 Korrik, 2020

Leo Messi trondit Barcelonën. Sulmuesi argjentinas ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës. Sipas asaj që raporton “Cadenaser”, katalanasi ka ndryshuar mendje pas ngjarjeve të kohëve të fundit, që e kanë kthyer Barcelonën në një fole grerëzash. Plani i tij është që të mbyllë kontratën në vitin 2021 dhe të largohet.

“Messi u ka thënë njerëzve më të afërt në dhomat e zhveshjes që nuk dëshiron të bëhet problem për klubin. Ai gjithmonë ka thënë se do të qëndrojë për sa kohë e duan te Barcelona. E fundit gjë që ai do, është që të jetë pjesë e problemit, kur gjithmonë ka qenë zgjidhja. Gjithashtu ai është i lodhur nga mungesa e një projekti fitues”, shkruan media spanjolle.

TRAJNERI I RI – Xavi është favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës, pasi ka edhe mbështetjen e futbollistëve. Gazetari Francesc Aguilar, i “Mundo Deportivo” shkruan se ka një marrëveshje dhe Quiquie Setien nëse e largojnë pa u mbyllur sezoni, atëherë përkohësisht e zëvendëson García Pimienta.

Në Portugali raportojnë se Barcelona është e interesuar edhe për Jorge Jesus, i cili është trajner i Flamengo. diçka e tillë është zbuluar nga kryeredaktori i gazetës Record, Vitor Pinto, gjatë emisionit “Liga D’Ouro” në CMTV. /abcnews.al