Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dy aksidente në pak minuta në Lezhë: Makina me tre vajza përfundon në kanal, automjeti tjetër përplas një motoçikletën

schedule15:14 - 12 Qershor, 2022

schedule 15:14 - 12 Qershor, 2022

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës. Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin tre vajza doli nga rruga e përfundoi në një kanal me ujë në rrugën Shënkoll-Tale.

Të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, vajzat arritën të dilnin nga makina.



Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin ku një automjet u përplas me një motoçikletë. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Për dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!