Durrës, të hënën samiti mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

schedule18:28 - 26 Gusht, 2018

schedule 18:28 - 26 Gusht, 2018

Një vit nga takimi i parë, të hënën e 26 Gushtit kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të takohen sërish në ambientet e vilave qeveritare në Durrës.

Samiti nis në orën 10:00, ndërsa në fokus do të jenë krijimi i një vizioni të përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian, zbatimin dhe Fuqizimin e Zonës Ekonomike Rajonale; marrëveshjen për komunikimet Roaming si dhe fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Ardhja e delegacioneve është parashikuar për në orën 09.40 dhe pas fotos familjare pritet të fillojë sesioni i samitit, i cili është parashikuar që të vijojë të paktën dy orë. Rreth mesditës është parashikuar një konferëncë për shtyp me gazetarë vendas dhe të huaj. Zhvillimet kryesore të këtij samiti do të përcillen drejtpërdrejt edhe nga ekrani i ABC News./abcnews.al