Durrës, privati përvetëson të gjithë hapësirën publike në bregdet

schedule13:31 - 13 Maj, 2018

schedule 13:31 - 13 Maj, 2018

Në bregdetin e Durrësit vështirë që vizitorët të gjejnë një hapësirë per veten e tyre pa paguar privatin. ABC Neës bëri një vëzhgim në të gjithë pjesën e rërës nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat.

Këto hapësira duhet të ishin për pushuesit që nuk duan të vendosen në lokale apo hotele. Por kjo është e pamundur në Durrës. I gjithë brezi rërës nga Ura e Dajlanit deri në Plepa është vënë në shërbim të privatit.  Vizitorët  nga Kosova janë të parët që reagojnë.

Pushuesit kërkojnë një raport më të barabartë Privat-Publik në ndarjen e brezit të rërës. Ata thonë se e kanë të pamundur të gjejnë një hapësirë boshe për të vendosur çadrën e tyre.

Pavarësisht zaptimit të parakohshëm të plazhit në bashkinë e qytetit mësojme se ende janë të palicensuara. Bashkia nuk ka vendosur mbi ndarjen e plazheve, privat-publik.

Por, pavarësisht kërkesës së pushuesve për më shumë hapësira publike, privati do të ketë perparësi edhe per ketë sezon të ri turistik./abcnews.al